Zyrtari gjerman: Negociatat nuk lidhen me emra të veçantë

0
600

Sekretari Parlamentar  i Shtetit ne Ministrine Federale te Drejtesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Christian Lange, i ka bërë thirrje politikës shqiptare që të luftojë korrupsionin, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë bllokadat, si tre elementë tepër të rëndësishëm për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Lange nuk dha një datë kur Gjermania do të marrë vendimin për Shqipërinë, por tha se gjithçka varet nga reformat që ndërmerr vendi ynë. I pyetur për deklaratat e zv/kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU, i cili e cilësoi Sajmir Tahirin “peshk të madh” ndërsa deklaroi se Fatmir Xhafaj duhet të largohet,  zyrtari gjerman tha se nuk  është në  traditë të vendit tij të komentojë dhe të mbajë qendrime për çështje të brendshme të një shteti. 

Sekretari Parlamentar  i Shtetit ne Ministrine Federale te Drejtesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, Christian Lange, është i çuditur me deklaratat e zv/kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU, i cili e cilësoi Saimir Tahirin “peshk të madh”ndërsa deklaroi se Fatmir Xhafaj duhet të largohet.

Lange, tha se shteti gjerman nuk e ka në traditë të komentojë dhe të mbaj qendrime për çështje të brendshme të një shteti.

Lange: “E kam dëgjuar deklaratën e  Wadephul, dhe mund tu them se Gjermania,  nuk e ka tradite qe te mbaj qendrim per çeshtje te brendshme. Ndaj me ka suprizuar kjo gje. Ne nuk e kemi tradite kete gje”.

I pyetur nëqoftëse çështja “Tahiri” është kusht për integrimin e Shqipërisë, ai u përgjigj prerë se vendime të tilla nuk lidhen me emra dhe raste të veçanta.

Lange: “Me lejoni tu them që rastet e veçanta, nuk kthehen kusht për projektet europiane. Kaq mund të them!”

Zyrtari i lartë gjerman, Christian Lange, nuk tha se kur Gjermania mund të marrë vendimin pro ose kunder hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, por gjatë kësaj kohe tha ai, politika shqiptare duhet të luftojë korrupsionin, të vijojë thellimin e reformave dhe të shmangë  konfliktet.

Lange: “Bllokadat politike nuk ndihmojne për të ecur përpara me reformat në vendin tuaj. Ne gjermanet jemi te  prirur per konsensus, gje qe te ju se kam pare.Konsensusi eshte diçka qe ndihmon shtetin e se drejtes dhe forcimin e demokracise. Procesi i vettingut eshte duke u zbatuar, eshte mire te zbatohet me shpejt. Ajo qe mund tu them eshte se pershpejtimi i reformës ne drejtesi eshte hap i rendesishm qe do ndikojë ne kete vendimmarrje”.

Sekretari Parlamentar  i Shtetit ne Ministrine Federale te Drejtesise dhe Mbrojtjes se Konsumatorit, duke iu përgjgijur interesit të medias, mohoi që të ketë politikan shqiptarë që lobon kundër negociatave në Bundestag.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here