Kisha Katolike uron Bajramin: Agjerimi një forcë ë re në jetën shpirtërore personale, shoqërore dhe familjare.

0
1546

Vëllezërve dhe motrave myslimanë në Shkodër!

Fort të nderuar!

Në emërin tim personal dhe në emër të Arqidioqezës Shkodër-Pult ju uroj: GËZUAR festën e ‘ID AL-FITR-it, Bajramit.

Festa e këtij Bajrami vjen pas agjerimit dhe lutjes që bëtë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është i rëndësishëm për jetën e bashkësisë myslimane dhe që uroj t’i ketë dhënë secilit një forcë të re në jetën shpirtërore personale, shoqërore dhe familjare.

Këshilli Papnor për Dialogun Ndërfetar ka dërguar mesazhin: “Të krishterë dhe myslimanë: nga konkurrimi tek bashkëpunimi”, ku thotë: “Në të kaluarën marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve shumë shpesh kanë qenë shënuar nga një frymë konkurrimi me pasojat negative…Për të parandaluar dhe kapërcyer këto pasoja negative është e rëndësishme që ne, të krishterët dhe myslimanët, duke e njohur atë që kemi të përbashkët dhe duke treguar respekt për dallimet tona të ligjshme, ne mund të vendosim, me ngulmim edhe më të madh, një themel të shëndoshë për marrëdhënie paqësore, duke kaluar prej konkurrimit dhe prej përplasjes tek një bashkëpunim i efektshëm për të mirën e përbashkët”.

Zoti i Mëshirshëm dhe i Gjithëpushtetshëm na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë dhe të dhembshurisë!

​Gëzuar festën të gjithë juve! Përshumëvjet BAJRAMIN.

​​ Imzot Angelo MASSAFRA OFM
​​​​ Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult
​​​​

—————————
Besimtarëve Myslimanë
MYFTINIA
SHKODËR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here