Ministri Xhafaj takon homologun e Malit te Zi në Shkodër, ja për çfarë diskutuan

0
687

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj zhvilloi nje takim informal me ministrin e Brendshem te Malit te Zi, Mevludin Nuhodzic gjate dites se sotme ne Shkoder.

Dy ministrat konstatuan nivelin shume te mire te bashkepunimit mes vendeve tona dhe folen per thellimin e ketij bashkepunimi, sidomos me operacione te perbashketa mes 2 policive.

Ata trajtuan çeshtje qe lidhen me projekte te perbashketa nderkufitare, per te siguruar mbeshtetje financiare dhe asistence nga BE.

Ministri Xhafaj dhe Ministri Nuhodzic diskutuan gjithashtu mbi masat shtese per lehtesimin e levizjes ne pikat e kalimit kufitar mes Shqiperise dhe Malit te Zi, ne muajt e sezonit turistik veror ku ka nje fluks pushuesish.

Ketu u trajtuan çeshtje te bashkepunimit me te mire nderkufitar, perfshi kontrollin e perbashket te kufirit midis 2 vendeve si dhe lehtesimin e metejshem te levizjes ne PKK duke mundesuar proceduren e vetem nje kontrolli ne hyrje dhe ne dalje.

Dy ministrat, te shoqeruar nga ekipet me drejtues te policive, ndane mendime dhe trajtuan çeshtjen e perballimit te nje fluksi te mundshem migrator nga vendet e treta.

Ministri Xhafaj solli ne vemendjen propozimin e bere nga ai ne Trieste, per ngritjen e Qendres se Perbashket Rajonale Policore, qe do te trajtoje keto problematika, propozim qe po trajtohet edhe nga pala malazeze.

Dy ministrat e Brendshem e mbyllen takimin me nje inspektim te perbashket ne Piken e Kalimit te Hanit te Hotit, ku pane nga afer masat policore per sezonin turistik.

bddee52f-8848-4678-870d-59316d735c0b712978ec-e0b2-482d-bcc4-54fbaf3b33c78166bfc2-8d38-4d1f-835e-5ff6c60d6d9b

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here