Qëlloi me vezë Erion Veliajn, procedohet penalisht 21-vjeçari

0
709

Procedohet djali që qëlloi me vezë kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj paraditen e djeshme në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua në mometin kur Veliaj po hynte në takimin me aktorët lidhur me debatin mbi Teatrin Kombëtar.

21-vjeçari me iniciale O. G., banues në Tiranë është pjesë forumit të FRPD.

“Më datë 14.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit O. G., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:50, në rrugën “28 Nëntori”, për shkak të detyrës ka qëlluar disa herë me vezë në drejtim të kryetarit të bashkisë, shtetasit E. V. Neni 237 i Kodit Penal,”-raporton policia.

Ai gjuajti me vezë në drejtim të Veliajt, kur kryebashkiaku po hynte në ndërtesën e hotel Plaza dhe menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për ta larguar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here