“I armatosur me vezë”, deputeti i PD i kthehet Ballës: Shpifës zyrtar me vendim gjykate

0
629

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar pas incidenteve që ndodhën sot në Komisionin e Edukimit dhe Medias, ku deputetët e opozitës kërkuan largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga mbledhja.

 

 

Pas deklaratës së deputetit të PS-së Taulant Balla se Balliu kishte shkuar në komision me vezë të fshehura në xhep, vjen dhe reagimi i këtij të fundit. Balliu nuk i ka kursyer sulmet ndaj Ballës dhe Veliajt. Ai e cilësoi Ballën shpifës zyrtar.

“Shpifës zyrtar me vendim gjykate të formës së prerë Taulant Balla, kam dy fjalë për ty.
Veza e madhe sot në Komisionin e Mediave ishte grupi parlamentar i PS dhe zogu brenda vezës ishte zogu vrasës i Tiranës Lali Kulla. Taulanti i vogël dhe Lali Kulla nuk kanë pse kërkojnë vezën në radhët e PD, pasi është populli shqiptar ai që do ua dhurojë vrasësve dhe banditëve në pushtet”, shkruan Balliu.

Ndërkohë, Balla tha pak më herët për mediat se: “Një deputet me mbiemrin Balliu se emrin nuk ia mbaj mend, ka hyrë në Kuvend i armatosur me vezë në xhep e pantallona, kjo është shoqëruar me akte dhune nga Salianji e Noka kundër gardës të filmuar dhe nga ana juaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here