Meditimi dhe joga mund t’ju shndërrojnë në person të tmerrshëm

0
705

“Meditimi dhe joga përkeqëson egon e njerëzve”, tregon një studim i ri.

Njerëzit kanë mendim më të lartë për veten e tyre pasi praktikojnë teknikën e lashtë të stërvitjes dhe vetëdijes. Kështu thuhej në studimin e bërë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo sjell kundërshtime se joga dhe meditimi ul vetëbesimin e njerëzve dhe i bën të mendojnë se të tjerët janë më të mirë dhe të kenë mendime negative për veten.

Studimet e mëparshme thonin se ndikojnë pozitivisht në mendje duke larguar stresin, ankthin dhe depresionin.

Hulumtuesit nga Universiteti i Southampton fillimisht analizuan 93 studentë që ushtronin joga gjatë 15 javë. Fillimisht ata thanë se ishin të kënaqur me veprat e mira që bënin, më pas thonin që kanë vetëbesim të lartë. Por gjetjet e publikuara në revistën Psychological Science tregonin të kundërtën.

Shkrimtari Lewis Richmond tha për ‘The Huffington Post’: Akti ku njerëzit ulen në heshtje me sy të mbyllur ose përballë një muri, me vëmendje të përqëndruar në peisazhin e brendshëm të frymëmarrjes, trupit dhe aktivitetit mendor, mund të karakterizohej të paktën si i vetëpërmbajtur. Prandaj, ata që praktikojnë meditimin për tu përqendruar tek vetja mund të bëhen më të zhytur në vetvete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here