Saturday, April 27, 2024
Home Aktualitet Ambasadori rus: Perëndimi tentoi të sabotonte Kampionatin Botëror të Futbollit

Ambasadori rus: Perëndimi tentoi të sabotonte Kampionatin Botëror të Futbollit

0
687

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, deklaroi në një intervistë për Ora News se Perëndimi ka tentuar të sabotojë edhe Botërorin e Futbollit që po zhvillohet në Rusi.

Ne jemi kundër politizimit të eventeve sportive, tha ai.

“Jemi besimplotë se do t’ia arrijmë qëllimit përfundimtar të Botërorit: Rusia do ta fuqizojë imazhin e saj si një vend i hapur dhe mikëpritës, i cili jep një kontribut përcaktues në forcimin e paqes dhe mirëkuptimit në arenën ndërkombëtare” vijoi Ambasasdori.

Xhoi Malësia: Më datë 14 qershor ka nisur Kampionati Botëror i Futbollit, i cili këtë edicion zhvillohet në Rusi. Si është përgatitur Rusia për këtë eveniment? A besoni se sporti i sjell vendet edhe më pranë?

Aleksandër Karpushin: Kampionati Botëror në Rusi është me të vërtetë një ngjarje madhështore, të cilën po e ndjekin me shumë vëmendje të gjithë të apasionuarit e futbollit. Vendi ynë është kthyer për një muaj në një qendër tërheqëse për njerëzit e mbarë botës. Këtij turneu i parapriu një punë shumë e madhe përgatitore.

Kemi ndërtuar stadiume të reja, kemi përmirësuar infrastrukturën sportive dhe atë të transportit. Ndeshjet bëhen në 12 arena sportive në 11 qytete të Rusisë. Për herë të parë Kupa e Botës po zhvillohet në dy kontinente, në Evropë dhe Azi, nga Kaliningradi në perëndim deri tek Jekaterinburgu në lindje.

Kemi krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për qëndrim të këndshëm të mysafirëve të Kampionatit. Të gjithë tifozëve të huaj u është krijuar mundësia për të hyrë në Rusi pa vizë gjatë ditëve të turneut. Kemi marrë edhe masa shteruese për të garantuar sigurinë e spotistëve dhe spektatorëve.

Që në ditët e para të kësaj feste sportive kemi parë që sporti i afron popujt dhe shtetet. Edhe këtu në Shqipëri, megjithëse kombëtarja juaj për fat të keq nuk merr pjesë në Botëror, interesi ndaj ndeshjeve që luhen në Rusi është i jashtëzakonshëm. 

Radio Televizioni Shqiptar ka të drejtat ekskluzive për transmetimin e Kampionatit, çdo ditë nëpër studiot televizive bëhen debate dhe analizat e ndeshjeve, gjë që është shume e vlefshme dhe interesante. Pra, aktualisht të gjithë fansat e sportit janë të bashkuar nga pasioni i tyre ndaj futbollit.

Përpjekjet e disa vendeve perëndimore për të organizuar një bojkot ndërkombëtar të Kampionatit kanë dështuar. Rusia mirëpret këto ditë dhjetëra mijëra vizitorë dhe tregon nivelin e lartë organizativ. Ne jemi kundër politizimit të eventeve sportive dhe jemi besimplotë se do t’ia arrijmë qëllimit përfundimtar të Botërorit: Rusia do ta fuqizojë imazhin e saj si një vend i hapur dhe mikëpritës, i cili jep një kontribut përcaktues në forcimin e paqes dhe mirëkuptimit në arenën ndërkombëtare.

Dhe për sa i përket ndeshjes së parë Rusi – Arabi Saudite, ku përfaqësuesja jonë shënoi një fitore mresëlënëse, ajo patjetër që erdhi si një dhuratë fantastike për të gjithë tifozët rusë, po edhe si një spektakël i vëretë për të gjithë të apasionuarit e futbollit. Duhet të pranojmë se në prag të Botërorit Rusia nuk ka hyrë asnjëherë tek favoritet e turneut. Edhe vetë tifozët në Rusi ishin skeptikë ndaj ekipit tonë. Por kjo fitore e fundit na solli shumë frymëzim dhe tani shpresojmë që kombëtarja jonë të tregojë në këtë Kampionat një rezultat më të lartë sesa pritej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here