Arrestohet një nga shqiptarët e arratisur nga burgu grek, pjesë e bandës së 72 grabitjeve

0
823

 

Ka përfunduar në prangat e policisë greke një nga tre shqiptarët e arratisur pak ditë më parë nga burgu. Bëhet fjalë për Gertian Vrushaj, 24 vjeç, ndërkohë, në kërkim janë dy të rinjtë shqiptarë, Marjus Dedolli, 31 vjeç, si dhe një 17-vjeçar.

Operacioni për arrestimin e tyre po zhvillohet në zonën e Luca-Koropi të Atikës në rajonin e Athinës. Të rinjtë akuzohen për një sërë vjedhjesh. Të arrestuarit ishin pjesë e bandës me 5 veta që u kapën në 13 qershor me akuzën e 72 vjedhjeve në zonën e Atikës me një vlerë mbi 400 mijë euro.

Kujtojmë se ndërtesa ku u arratisën shqiptarët nuk kishte as ashensor, as parking si dhe nuk ka kushte sigurie për të qenë komisariat policie.

Shqiptarët ishin të specializuar në alpinizëm-kacavjerrje dhe kështu arrinin të hapnin shtëpi të pallateve shumëkatëshe. Tre të arratisurit, (një prej tyre në pranga) do përballen dhe me akuzat e tregtisë së drogës pasi në shtëpinë e kapobandës u sekuestruan 18 kg kanabis dhe 3 peshore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here