Monday, May 6, 2024
Home Kronika Qëllohet me thikë tifozi shqiptar në Zvicër

Qëllohet me thikë tifozi shqiptar në Zvicër

0
1291

Policia zvicerane informon sot se një tifoz shqiptar 31 vjecarë është qëlluar me thikë gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Basileas pas ndeshjes Serbi-Zvicër.

Tifozi me flmaurin shqiptar në trup po shëtiste në rrugët e qytetit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur është sulmuar nga një grup prej 3-4 personash të cilët pasi i kanë marrë flamurin e kanë qëlluar me thikë në këmbë.

31 vjecari shqiptar është kuruar në spitalin e qytetit ndërsa policia zvicerane po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të plagosjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here