600 mijë sirianë do të mbërrijnë në Shqipëri,reagon Panariti…

0
1869

Ka hapur debate të shumta lajmi se 600 mijë sirianë do të mbërrijnë në Shqipëri.

Reagime të shumta ka pasur në radhët e politikanëve, ndërkohë i radhës është ish-ministri i Bujqësisë së qeverisë Rama në mandatin e parë, Edmond Panariti.

Sipas Panaritit, fakti që Shqipëria është vetëofruar dhe këtë e kanë konfirmuar politikanë me peshë evropiane, e ka kthyer vendin në një “tampon”, sipas tij, për frenimin e fluksit të refugjatëve.

Sakaq, ngre pyetjet se kush është negociatori dhe me kë është biseduar, pasi ka mungesë të theksuar transparence.

Reagimi i plotë i Edmond Panaritit:

Gjashteqindmije, gjashtedhjetemije, apo gjashtemije refugjate, ajo qe duket qarte eshte se Shqiperia po konsiderohet seriozisht si nje vend “tampon” per frenimin e fluksit te refugjateve nga zonat e nxehta te lindjes.

I ndodhur para nje fluksi te paprecedent migrator, i cili sipas Presidentit te Parlamentit Evropian kercenon stabilitetin e Evropes se Bashkuar, kjo e fundit me te drejte, po synon te krijojne zona “buffer” ne kufijte e saj jugore, ku te strehoje refugjatet.

Shqiperia, fale pozicionit te saj konsiderohet nje stacion i preferuar. Opsioni i kampeve ne vendet e Afrikes Veriore, duket jo i qendrueshem sepse qellimi i refugjateve dhe i atyre qe i mbeshtetin ne shperngulje eshte zbarkimi me çdo kusht ne toke evropiane dhe jo per te qendruar ne Afrike.

Shqiperia eshte veteofruar per te qene pritese dhe kete e deklarojne politikane me peshe evropiane. Si gjithnje mungese e plote transparence si qysh dhe tek, me ke eshte biseduar, negociuar?!

Ndersa flitet per stabilitetin e Evropes, si garantohet stabiliteti i Shqiperise? Po Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Sigurise, Grupet Parlamentare, ku jane?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here