Gazeta gjermane: Vizitoni Shqipërinë turistike, ende e pazbuluar mirë në Mesdhe

0
619

Gazeta Gjermane Die Welt i ka dedikuar një reportazh rivierës joniane shqiptare duke ftuar të gjithë turistët të vizitojnë Shqipërinë turistike, një ndër destinacionet ende të pazbuluara mirë në Mesdhe.

Gazeta Gjermane sugjeron turistët që të nguten të vizitojnë Shqipërinë ku mund të gjenden ende vende të paprekura pasi në këtë rajon ka plane të mëdha për të ardhmen.

Reportazhi nis me Vlorën, qytetin që ka pësuar ndryshime dhe po shton ndërtimet dhe godinat, ndërsa pamja më e bukur dhe mbresëlënëse ku duket bregdeti është Maja e Llogorasë.

“Nga kjo pikë e lartë malore, mund të shikoni plazhe dhe gjire, qyteza të vogla me ullinj, Kisha ortodokse prej guri, dhe në horizont dallohet ishulli grek i Korfuzit. përballë keni jugun, bregdetin e virgjër dhe të mrekullueshëm”,-shkruan gazeta.

Për Lukovën, gazetari Von Jörg Dauscher shkruan se në bregdet ka shumë pak varka dhe nuk ka vend ankorimi. Shtëpitë e vetmuara janë të kapura në kodër, ndërsa disa familje flasin greqisht.

Dhërmiu nga gazetari gjerman përshkruhet si një vend ku betoni për shtëpitë, apartamentet dhe shërbimet si bar restorante dhe hotelet kanë zënë vendet e gurëve të vjetër.

Himara është një qendër turistike ku mund të shijosh freskinë në mbrumeje buzë detit.

Gazeta gjermane thotë se në Shqipëri mund të bësh turizëm të qëndrueshëm dhe një vjeçar. Rivera e jugut është mbresëlënëse ka shumë pushues por asnjëherë mbipopullim.

Ndërsa për investimet në turizëm, në artikull thuhet se qeveria shqiptare po e sheh këtë sektor si burim kryesore të të ardhurave, duke u fokusuar tek investimet e huaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here