“Toyotat” me para në Portin e Durrësit, zbulohet shifra e saktë, ja sa milionë euro u sekuestruan

0
811

Është zbuluar shifra e saktë e eurove të sekuestruara dje në Portin e Durrësit. Ndonëse në fillim u përfol se ishin 1.5 milionë euro dhe më pas 5 milionë, nga numërimi i parave rezulton se janë sekuestruar 3 milionë e 470 mijë euro.

Paratë ishin fshehur në dy makina tip ‘Toyota Yaris’ të cilat kishin ardhur me traget nga Ankona bashkë me disa makina të tjera të ngarkuara në një trajler.

Grupi hetimor ka marrë gjurmët e gishtave nga paratë, ndërsa ka shoqëruar tre persona. Policia ka shoqëruar pronarin e kamionit që po transportonte makinat, Edi Lika si dhe shoferin.

Gjithashtu është shoqëruar edhe djali i pranarit të kamionit që shoqëronte shoferin, Klevis Lika, 19 vjeç. Nga analiza që iu është bërë parave nuk rezultojnë false dhe dyshohet se janë siguruar nga aktivitete kriminale.

Policia po heton dokumentacionin e makinave për të zbuluar se kush është dërguesi i tyre, destinacioni si dhe burimi i parave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here