Goditi gruan e tij 39 herë me sëpatë, shqiptari në Gjermani i shpëton burgut

0
1246

Një gjykatë në rajonin e Bonit në Gjermani ka marrë vendimin për një shqiptar nga Kosova, i cili qëlloi gruan e tij 39 herë me sëpatë duke i shkaktuar vdekjen. Gjykata ka vendosur që shqiptari nga Kosova, Rushit.K të mos dënohet me burg, por të dërgohet në një spital psikiatrik.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 1 tetorit të vitit të kaluar në Siegburg të Gjermanisë. 37-vjeçari nga Kosova mori një sëpatë dhe nisi të godasë bashkëshorten, në kokë dhe në qafë.

Pas hetimeve, rezultoi se Rushit.K ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e krimit, duke shtyrë Gjykatën rajonale e Bonit të vendoste shtrimin e tij në psikiatri.

Gruaja e tij 28-vjeçare nga Kosova kishte vetëm 6 javë që kishte shkuar në Gjermani të jetonte më të.

Autori i krimit punonte në një kuzhinë hoteliere, ndërsa ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij (mësuese) donte dikë tjetër. Pak pas krimit të rëndë, shqiptari pohoi se gruaja e tij e kishte tallur dhe provokuar dhe për këtë arye ai e ka vrarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here