Sunday, May 19, 2024
Home Politikë Kukan përshëndet negociatat: I besoj angazhimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat

Kukan përshëndet negociatat: I besoj angazhimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat

0
543

Eurodeputeti, Eduard Kukan, ka përshëndetur vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë qershorin e vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e lëshuar, Kukan thotë se të dy vendet kanë avancuar me axhendën e integrimit në BE dhe është shpresëplotë se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia janë të angazhuara në kryerjen e reformave.

Kukan: “Përshëndes konkluzionet e djeshme të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme për hapjen e rrugës për negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Dua të përgëzoj të dy vendet për përparimin e bërë në axhendën e integrimit në BE. Ato meritojnë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave të pranimit. 

Një vit u është dhënë vendeve të vijnë në tryezën e negociatave, që pasqyron diskutimin e brendshëm të Këshillit mbi procesin e zgjerimit të BE. Unë mbështes plotësisht Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë proces dhe i besoj angazhimit të tyre në axhendën e reformave. Pres që të punoj me partnerët tanë gjatë muajve të ardhshëm dhe jam gati të ec me ta në rrugën drejt negociatave të pranimit “.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here