Shkodër, qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë nga policia 32 vjeçari.. (Emri)

0
2536

Shkodër

Vijojnë kontrollet në qytet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë tip “TT”.

Në zbatim të plan masava të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Më datë 26.06.2018 nga strukturat e D. V. P. Shkoder, u arrestua në flagrancë shtetasi

Arsen Ohri,  32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në lagjen “Qemal Stafa” Shkoder gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë.

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here