Monday, May 20, 2024
Home Politikë Negociatat, Rama: Nu kemi humbur 12 muaj, falenderon Greqinë e Italinë

Negociatat, Rama: Nu kemi humbur 12 muaj, falenderon Greqinë e Italinë

0
599

Kryeministri tregon qasjen ku ndodhet Shqipëria përballë  Bashkimit Europian dy ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë për qershorin e 2019 .

Rama nënvizon se këto 12 muaj nuk janë humbje kohe por përkundrazi.

“Edhe sikur çelja e negociatave do të ishte imediate ne do të na duhej puna përgatitore, i ashtuquajtur screening që do të merrte kohën e caktuar dhe që normalisht shtrihet nga 6 deri në 12 muaj. Paralelisht ne të ngremë të gjithë strukturën e negociatave.

Nuk kemi humbur 12 muaj, kemi 12 muaj punë që është e njëjta punë që do të kryhej edhe nëse do të thuhej në tekst negociatat do të hapen sot. Por kemi një tekst që na mundëson që ne të bëjmë punën tonë dhe të gjithë ata që kishin hall se do tu ngriheshin në këmbë njerëzit se pse hapët menjëherë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë të bëjnë punën e tyre të thonë jo. Kjo është një çasje kompromisi e subjektivitetit politik të vëndeve anëtare pas objektivitetit të raportit teknik të KE-së.”

Rama falenderoi vendet fqinje për rolin në këtë proces.

Për të treguar se procesi i integrimit është më shumë sesa plotësim kushtesh, është sinkronizim, dhe për batutë kryeministri tregon  bisedën telefonike me kryeministrin e Malit të Zi, vend i cili ka vite që ka nisur negociatat për anëtarësimin me BE.

Ky i fundit duke permendur 5 kushtet që BE i ka dhënë Shqipërisë, ishte shprehur: “Ne kemi çelur negociatat dhe duhen 94 kushte për të plotësuar, dhe kur të mbarojnë këto do të dalin dhe 124 kushte të tjera”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here