Thirrja e ministrit gjerman: Politikanët në Shqipëri të vazhdojnë me reformat

0
584

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas tha se vitin e ardhshëm mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në një intervistë për DW, Maas u shpreh se vlerësohen arritjet e reformave në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Europian këtë javë ka marrë një vendim të rëndësishëm: Duke filluar nga viti 2019 mund të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ne jemi angazhuar shumë për këtë sinjal të fortë dhe udhërrëfyes, përmes të cilit vlerësohen arritjet e reformave në vitet e fundit”, tha Heiko Maas.

Maas i bëri thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup që këtë sukses të arritur ta vlerësojnë si stimul për të vazhduar me reformat.

“Procesi i negociatave në Bruksel nuk ka qenë gjithmonë i lehtë, por ne jemi të gëzuar, që në fund u  bë i mundur një kompromis i të gjitha 28 vendeve anëtare të BE-së. U bëj thirrje politikanëve në Tiranë dhe në Shkup, që këtë sukses ta vlerësojnë si një stimul për të vazhduar me impenjim reformat. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht në këtë drejtim”, u shpreh ministri i Jashtëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here