Kryemadhi: Rama e konsideron fitore shtyrjen e negociatave, mos u çudisni kur të marrë vendimin për të nxjerrë Shqipërine nga NATO

0
583

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se mashtrimi që po i bën Rama shqiptarëve duke e konsideruar fitore shtyrjen e negociatave është humbje e madhe.

“Rama ngeli në klasë sepse  ai nuk ja del dot. Mos u çudisni kur të shikojmë ndonjë koncert madhështor në shesh për shtyrjen e negociatave.

Përgjegjshmëria është fjalë e panjohur për Ramën. Dua të theksoj që ky kryeministër është kthyer në një grabitës i cili po krijon një grabitje të vlerave kulturore të shoqërisë shqiptare.Është bërë i pangopur, i bëj thirrje mjekëve të gjejne kurë kunder pangopshmërisë së tij.

Rama ka kohë që mundohet të joshë deputet të LSI apo gazetarë të cilët i përdor dhe pastaj i flak. Nuk është çështje numrash për të mbajtur qeverisajene  tij, e bën për tërhequr vemendjen në shitblerjenne mandateve.

Rama edhe sikur t’i blejë 140 deputetët nuk shpëton dot nga rruga e zullumti në të cilin është futrur. Mund të blejë çdo gjë por sot shqiptarët nuk kanë më nevojë për deputetët që bëjnë sikur konvertohen po për deputetë që shikojnë drejt rrugës për integrimt europian.

Mos u çudisni kur pronat e të gjith shqiptarëve të jenë në emër të Rilindjes së Ramës.

Mos u çudisni kur të vijnë në banesat tuaja të tju thonë lirojini sepse do të kthehen në labortaorë droge. Mos u çudisni kur Rama të marrë një vendim të nxjerrë Shqipërinë nga Nato”, u shpreh Kryemadhi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here