Luan Rama: Arta Marku mungesë respekti për Vettingun, ONM të mbrojë integritetin e procesit

0
664

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama thotë se Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka treguar mungesë respekti për komisionin e Vettingut duke mos shkuar në seancën e sotme për vlerësimin e figurës së saj.

Në një status në “Facebook”, Luan Rama shkruan se procesi i vettingut dhe reforma në drejtësi janë të kompromentuara dhe aplikohen me dy standarde. Ai i kërkon ONM-së të dëshmojë se është këtu për të mbrojtur integritetin e procesit.

STATUSI I LUAN RAMËS
Prokurorja e Përgjithshme injoron procesin e Vettingut!
Do të duhej të paraqitej sot para komisionit të Vettingut për vlerësimin që buron si detyrim prej reformës në drejtësi, por Prokurorja e Përgjithshme nuk ka denjuar, nuk ka shkuar, është trembur, duke dëshmuar kësisoj jo vetëm mungesë respekti për Komisionin e Vettingut, por edhe mungesë sensi përgjegjshmërie për detyrën e lartë që është komanduar të kryejë!
Mesazhi është i qartë: procesi i vettingut e reforma në drejtësi janë të kompromentuar, aplikohen në mënyrë selektive e me dy standarde, mungon objektiviteti dhe paanshmëria që “urdhëron” Kushtetuta!
Qëndrimi i Prokurores së Përgjithshme: mospërfillës, përçmues, arrogant, i padenjë për një funksionar të lartë të shtetit!
ONM (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, të dëshmojë se është këtu për të mbrojtur integritetin e procesit!

Luan Rama fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here