Të larguarit nga Vetting-u mund të punojnë avokatë

0
598

Gjyqtarët e prokurorët të cilët nuk kalojnë provën e Vetting-ut, kanë një tjetër mundësi për t’u rikthyer sërish në sallën e gjyqit, kësaj radhe si avokatë.

Mundësinë për ushtrimin e këtij profesioni të lirë ua dha mazhoranca përmes ndryshimeve në ligjin për avokatinë, ndonëse në 2 maj gjatë prezantimit të draftit, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ishte shprehur kundër.

“Ne i nxjerrim nga dera, s’i lëmë të hynë nga dritarja”.

Por dy muaj pas këtij propozimi, kreu i Komisionit të Ligjeve ka një tjetër qëndrim.

“Ky është profesion i lirë, punojnë mbi 10 mijë veta”.

Drafti ka marrë kundërshti edhe nga deputetë të mazhorancës.

“Pse të bëhet avokatia streha e gjyqtarëve të korruptuar“, thotë deputeti Bashkim Fino.

“Profesion i lirë, nëse është i paaftë do jetë edhe si avokat i tillë. Ne nuk mund të bëjmë dot gjykatën, nëse e dënon gjykata po”.

Shumica kaloi në Komisionin e Ligjeve edhe ndryshimet në draftin për Shkollën e Magjistraturës, por për miratimin e tij në Kuvend nevojitet edhe konsensusi me opozitën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here