Sunday, May 19, 2024
Home Kronika Greqi, shqiptari arrestohet me 40 kg kanabis në shasinë e makinës

Greqi, shqiptari arrestohet me 40 kg kanabis në shasinë e makinës

0
758
SONY DSC

Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, që akuzohet për importimin dhe transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, me qëllim trafikimin.

56 vjeçari u ndalua në aksin rrugor Janinë-Athinë, në vendin e quajtur Komboti, pranë Artës.

Pas kontrollit në mjetin e tij u gjetën 36 pako kanabis me peshë 40,7 kilogramë.

Lënda narkotike ishte fshehur në vende të posaçme në pjesën e brendshme të kabinës dhe në shasinë e automjetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here