Siguria ushqimore,rriten kontrollet gjatë verës, në fokus edhe pesticidet

0
686

Shtohen kontrollet për sigurinë ushqimore duke qenë se gjatë sezonit të verës rreziku është më i madh. Zv/Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, deklaron se në fokus të kontrolleve ka qenë edhe përdorimi i pesticideve. Sipas numrit 2 të Bujqësisë, gjatë muajve të parë të këtij viti ka pasur më shumë gjoba e konfiskime ndërsa janë dërguar për ndjekje penale edhe 17 inspektorë.

Rritet numri i kontrolleve dhe inspektimeve për sigurinë ushqimore.

Zv/Ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi, deklaron se në vëmendje është edhe përdorimi i imputeve bujqësore të cilat ndikojnë direkt në cilësinë e produktit.

Ermira Gjeçi: Është rritur numri i kontrolleve dhe inspektimeve gjatë seoznit të verës për dy arsye madhore: Së pari rritja e numrit të popullatës në zona turistike dhe së dyti për temperaturat e larta që shoqërojnë sezonin. Nuk është e rëndësishme vetëm kontrolli dhe analizimi i produkteve të gatshme por edhe ajo e imputeve bujqësore të cilat kanë një rol tepër të rëndësishëm në produktin e gatshëm,  fruta dhe perime.

Në 9 muaj sipas zv/Ministres janë vendosur mbi 80 gjoba dhe janë konfiskuar më shumë pesticide të konsideruara të rrezikshme për shportën ushqimore.

Ermira Gjeçi: Kemi një rritje goxha të madhe të eksportit të produkteve shqiptare me destionacion eksportin, sidomos në zonën e BE-së, që tregon se produktet tona janë të garantuara por gjithmonë produkte që tregtohen në njësi tregtimi të licensuara, jo produkte që shiten në rrugë pa kontroll.

Gjeçi këshillon qytetarët që të blejnë në tregje të certifikuara dhe jo të rrugë.

Ermira Gjeçi: Tetor 2017-qershor 2018, me periudhën e vitit paraardhës bllokimi dhe asgjesimi i produkteve është në masë të rritur rreth trefish, 23.5% ka qenë në periudhën paraardhëse dhe ka vajtur në 75.4%.

Gjatë periudhës tetor 2017 – qershor 2018,  në vend janë kryer rreth 4 mijë inspektime dhe ndaj subjekteve të gjetura me shkelje janë marrë masa administrative me 80 gjoba që kapin vlerën 6. 8 mln lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here