Ligji për Teatrin, opozita: Duam rivotim, Balla tregon kush votoi në vend të Tavos

0
608

Në një kohë kur opozita ka bojkotuar seancën e sotme plenare, ndërsa përfaqësohen nga dy krerët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, këta dy të fundit kërkojnë rivotim të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij Vasili tha se vota e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo është manipuluar, të njëjtin qëndrim që mbajti edhe Spaho.

“Çdo standard i funksionimit ka rënë. Është vijimësi i të njëjtit standard, i cili i hoqi mundësinë dy javë më parë opozitës që të vazhdonte të fliste. Në përputhje me Rregulloren, kërkesa jonë për shkak të kësaj séance që është kërkuar pikërisht nga ju që të zhvillohet ditën e hënë, është depozituar dy ditë më parë, sikurse Rregullorja e kërkon. Pra ka qenë gjithë koha e nevojshme për të bërë gjithë investigimin e duhur për këtë çështje, pasi është fare e qartë që nuk mundet që Parlamenti të funksionojë si ditët e tjera, përderisa ka zgjedhur të funksionojë për ditën e hënë, sigurisht duhet ta bënte. Është standard shumë i ulët, që u verifikua më në fund në sallën e parlamentit, ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme që mundet. Për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë ne të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë pikërisht për këtë gjë e cila ishte një emergjencë që duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca. Pikërisht për këto arsye dhe kjo situatë e papranueshme bën që mos të vazhdojmë dot së bashku derisa kjo situatë të sqarohet dhe ky rivotim të kryhet”, tha Vasili.

Ndërkohë, Spaho tha se opozita përveçse po privohet nga fjala e saj në Kuvend, po i merren edhe votat.
“Edhe unë dëshiroj të mbështes mendimin e zotit Vasili. Ditën e enjte u miratua shembja e teatrit. Por më shumë se përmbajtja e ligjit, votimi ka pasur defekt, rezultati është manipuluar. Një nga anëtarët e opozitës rezulton të ketë votuar pro shembjes. Nuk është çudi që në këtë vend të ndodh diçka e tillë. Kërkesa jonë për të anuluar votimin është bërë para dy ditësh, pasi çështja është e rëndësishme. Ne si opozitë nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, pasi gjendje të tilla në Kuvendin e Shqipërisë po bëhen të zakonshme. Opozita po privohet nga e drejta e fjalës, por vullneti i saj po denatyrohet”, pohoi ai.

Sakaq, në kundërsulm u hodh kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit tha se nuk bëhet fjalë për asnjë manipulim me votat. Ai tha se deputeti i pavarur Robert Bitri ishte pajisur me një karton, që ka rezultuar të jetë i Tavos.

“Nga ana e PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit të pavarur në vendin që ai voton, i është dhënë një kartë. Kamerat e Kuvendit ta hetojnë. Nëse LSI ka detyrim për të bojkotuar, s’ka të bëjë me votimin. E drejta e Bitrit nuk mund ti hiqet për të votuar. Çfarë dhe kush fshihet pas këtij skenari për të prishur votimin e ditës së enjte, këtë e kuptojnë të gjithë”, tha Balla. Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se sot ishte njohur me kërkesën e opozitës për rivotim të ligjit, me pretendimin se është vjedhur vota e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here