Monday, May 6, 2024
Home Aktualitet Gjyqtari Thanza: Dënimin në Itali e pranova për të shpëtuar jetën e...

Gjyqtari Thanza: Dënimin në Itali e pranova për të shpëtuar jetën e nipit

0
713

Gjyqtari Admir Thanza ka pranuar përpara KPK dënimin në Itali, por ai ka thënë se e ka pranuar dënimin për të shpëtuar jetën e nipit të tij.

Thanza deklaroi se e ka marrë përsipër një dënim të kunatës e cila kishte kryer një vjedhje vetëm që nipi i tij 9 vjeçar të kurohej në Itali, ndërsa ka shpërthyer në lot para trupës gjykuese.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999, ku Thanza madje ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës, por ky informacion që do ti kushtonte karrierën as nuk është deklaruar nga vetë gjyqtari, madje nuk është konstatuar nga asnjë institucion shqiptar që kryente verifikimin për pastërtinë e figurës dhe dekriminalizimin.

Madje kjo gjë do të vazhdonte të qëndronte e fshehur në rast se ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nuk do ta kishin zbuluar dhe kjo e dhënë në kufijtë e një skandali nuk do të deklarohej në seancën dëgjimore të kësaj të marte për anëtarin e Gjykatës së Lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here