Friday, April 26, 2024
Home Aktualitet Dëshmia e Arta Markut: Nuk kam ndërhyrë në asnjë çështje politike

Dëshmia e Arta Markut: Nuk kam ndërhyrë në asnjë çështje politike

0
706

Prej gati tre orësh Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka raportuar në  Komisionin e Ligjeve, ku u përball me pyetjet dhe akuzat e opozitës. Gjatë raportimit, Marku është shprehur e vendosur për të zbatuar ligjin dhe kushtetutën duke garantuar se nuk ka ndërhyrë në asnjë çështje politike. Por demorkatët e cilësuan në antikushtetueshmëri gjatë ushtrimit të detyrës së saj, madje edhe si zëdhënëse të krimit. 

Pas më shumë se 7 muajsh, kur mori detyrën mes tymit dhe flakadanëve, Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, u përball në  Kuvend me opozitën.

Flamur Noka: Fakti që është zgjedhur me 69 vota, që edhe një ministër që është tërësisht politik nuk mund të zgjidhet, tregon që është Prokurore Private Politike, pra PPP, siç e keni futur ju në modë këtë periudhë. 

Pyetjeve tendecioze dhe akuzave, Arta Marku ju përgjigj shkurt dhe me ftohtësi.

Edi Paloka: A ka patur Prokuroria e Krimeve të Rënda në kohën që ju keni ardhur, çështje që lidheshin me deputetë ose ministra socialistë? Nëse po, çfarë është bërë me këto dosje?

Arta Marku: Prokurori i çështjes është Titullari dhe përgjegjësi i padiskutueshëm i hetimit të çështjes që ka në hetim. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të hyjë në një hetim konkret apo të japë urdhra, udhëzime për çështje konkrete. 

Edi Paloka: Në kundërshtim flagrant me ligjin po them, jo me kushtetutën se me atë u zgjodhët në kundërshtim që në fillim. Ju lëvizët pikërisht ata prokurorë për të cilët ishit të lajmëruar, të Tiranës, të Durrësit dhe sidomos Prokurorin e Krimeve të Rënda që hetonte Tahirin.

Arta Marku: Gjatë kësaj periudhe që kam ushtruar detyrën, kam bërë caktime të përkohshme të Prokurorëve në disa funksione të caktuara. Kjo është në kompetencën që më lejon dispozita kalimtare.

Edi Paloka: Si ka mundësi që  e njëjta shpejtësi dhe mënyrë veprimi nuk u konstatua dhe nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte kompetencën për fillimin e çështjes penale lidhur me materialin audio. Kjo prokurori që duhet të hetonte Agron Xhafën veproi 4 ditë pasi ishte publikuar materiali.

Arta Marku: Përgjigja është e njëjtë si për pyetjen e parë, pra nuk kam tagër ligjor të kem informacion për çështje konkrete.

Nuk munguan akuzat e rënda të deputetve demokrat drejtuar kryeprokurores Arta Marku.

Klevis Balliu: Këtu më vjen një zëdhënëse e Malavitës, kur këtu më vjen një prokurore që ka për detyrë të mbrojë vetëm Malavitën. Shof kuksianët në burg, shof Saimir Tahirin jashtë.

Ky moment solli ndërprerjen e mbledhjes nga kryetari Ulsi Manja.

Në dalje të Kryesisë së Kuvendit, demokratët deklaruan se Komisioni i Ligjeve u mbyll arbitrarisht nga Ulsi Manja, ndërsa thanë se Arta Marku nuk i dha përgjigje asnjë pyetje.

Edi Paloka: Ka vajtur aty, zbaton vetëm urdhrat dhe porositë që i jep partia dhe asgjë më tepër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here