Saturday, May 18, 2024
Home Politikë “Greqi-Shqipëri, shumë pranë marrëveshjes për zonat ekskluzive ekonomike”

“Greqi-Shqipëri, shumë pranë marrëveshjes për zonat ekskluzive ekonomike”

0
621

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka deklaruar për mediat se Tirana dhe Athina janë shumë afër marrëveshjes me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike.

Ndërkohë dy çështjet e tjera të mbetura mes dy shteteve, ligji i luftës dhe kufijve, sipas Tsipras janë shumë pranë gjetjes së një zgjidhjeje.

Tsipras: Jemi shumë afër marrëveshjes me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike. Zgjidhja i jep avantazhe shumë të rëndësishme palës greke. Përtej ZEE dy çështjet që kanë mbetur janë ligji i luftës dhe kufijtë, për të cilat jemi shumë afër zgjidhjes. Kemi avancuar deri në një pikë të rëndësishme, por nuk mund të themi se i kemi finalizuar.

Tsipras shtoi se me kryeministrin Rama kanë rënë dakord që Ministrat e Jashtëm të intensifikojnë përpjekjet por pa pasur presion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here