Vrau shqiptarin me thikë, 14 vjet e dy muaj burg për italianin

0
826

Prokurori i çështjes ka kërkuar dënim me 14 vjet e dy maj burg për italianin Gianluca Mazzarelli, 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e qëllimshme të një 31-vjeçari shqiptar, Ervin Tola.

Krimi ndodhi mbrëmjen e 29 dhjetorit të kaluar, para në bari në Piacenza, kur Mazzarelli vrau me thikë shqiptarin që punonte si bojaxhi.

Mazzarelli e ka pranuar krimin – çka ka bërë që edhe dënimi i kërkuar nga prokurori të jetë më i lehtë – duke shpjeguar se midis tij e Tolës pati një sherr dhe shqiptari nisi ta rrihte 26-vjeçarin, me ndihmën e dy-tre shokëve.

Në atë kohë, dikush i hodhi një thikë të riut italian, i cili e mori dhe i tregoi shqiptarit në përpjekje për ta frikësuar, por ai vazhdoi ta godiste.

Pas goditjeve të dhunshme, i akuzuari e goditi tri herë me thikë, për ta larguar 31-vjeçarin.

Nisur nga dëshmia e italianit, avokati i tij ka kërkuar rrëzimin e akuzës për vrasje të qëllimshme, duke e klasifikuar si mbrojtje legjitime ose vrasje të paqëllimshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here