Friday, May 17, 2024
Home Kronika Kallëpe tritoli dhe kapsolla donatore në magazinë, pranga dibranit

Kallëpe tritoli dhe kapsolla donatore në magazinë, pranga dibranit

0
722

Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore në Dibër.

Eksplozivi u gjet gjatë një kontrolli të befasishëm të policisë së Dibrës në një lokal.

Në pranga ka rënë poseduesi i tyre Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, i’u gjetën të fshehura dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale7 copë kallëpe me lëndë plasëse (me nga 400 gram secila,  gjithësej 2 kilogramë e 800 gramë), 58 copë kapsolla detonatore si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës” thotë policia.

Materialet hetimore do ti referohen  Prokurorisë  Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here