Monday, May 6, 2024
Home Politikë Jozefina Topalli shfaqet në publik, bisedë të ngrohtë me Majkon e Ruçin

Jozefina Topalli shfaqet në publik, bisedë të ngrohtë me Majkon e Ruçin

0
1824

Përurimi i bustit të Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit dhe një nga figurat më të njohura të Partisë Demokratike ka shfaqur në publik pas një mungese të gjatë edhe Jozefina Topallin.

Ish-kryetarja e Kuvendit u pa në ceremoni së bashku me Genc Rulin, ish-Ministër i qeverisë Berisha dhe një tjetër kritik po ashtu i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Mungesa e zonjës Topalli në Kuvend duket se është ndjerë dhe tek kolegët e saj të vjetër socialistë pasi u pa në një bisedë të ngrohtë me Ministrin e Diasporës Pandeli Majko dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Figura e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë, bëri bashkë sot të majtë dhe të djathtë përtej bindjeve dhe ndasive politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here