Friday, May 17, 2024
Home Kronika LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me eksploziv në një dyqan në Tiranë, ja...

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me eksploziv në një dyqan në Tiranë, ja kujt i përket (EMRI)

0
826

TIRANE – Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” në orën 02.00 të natës.

Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. Nga shpërthimit është dëmtuar qepeni i dyqanit si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale.

Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetases Drita Lulo. Ende nuk dihen arsyet pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.

(e.f/BalkanWeb)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here