INSTAT: Shqiptarët paguan 381 mln euro në 2016

0
658

Taksa e qarkullimit ka rritur ndjeshëm barrën e taksave që qytetarët shqiptarë paguajnë në emër të mjedisit.

Instituti i Statistikave raportoi se familjet shqiptare paguan 48 miliardë lekë ose mbi 381 milionë euro taksa për mjedisin në vitin 2016.

Sipas INSTAT, krahasuar me vitin 2015, fatura e taksave mjedisore që paguajnë qytetarët është rritur me 8.64 për qind, kryesisht si pasojë e rritjes së taksave të transportit.

Më konkretisht nga 44 miliardë lekë që ishin në vitin 2015, barra e taksave të paguara nga qytetarët u rrit në 48 miliardë lekë një vit më pas. Ndërsa krahasuar me vitin 2013, qytetarët shqiptarë kanë paguar mbi 100 milionë euro më shumë taksa mjedisore. shkruan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here