Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thirrje presidentit për të mos dekretuar ligjin

0
600

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin për teatrin. Ata kanë dorëzuar një peticion me mbi 5 mijë firma me anë të cilit kërkohet anullimi i ligjit i cili parashikon shembjen e teatrit të vjetër dhe ndërtimin e një të riu. Kjo kërkesë vjen në një kohë që presidentit i kanë mbetur edhe një javë afat për tu shprehur.

Kur ka mbetur edhe një javë afat që presidenti të shprehet me dekret për ligjin e teatrit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar përmes një letre drejtuar, i kërkon presidentit që të mos dekretojë ligjin që u miratua në Kuvend. Regjisori Alert Çeloaliaj u shpreh se kërkojnë një takim me Presidentin për të diskutuar mbi këtë çështje.

Alert Çeloaliaj: Ju si president jeni garant i kushtetutës, garant i të drejtave tona qytetare dhe ligjore, por në çdo rast Kushtetuta jonë ia ka lënë gjykimin mbi kushtetushmërinë ligjit të Gjykatës Kushtetuese. Pra në kushte normale ju do të ishit filtri i parafundit në proces, por në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk është një opsion real, atëhere përgjegjësia mbi ju është vendimtare. Ju tashmë jeni filtri i fundit dhe final në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Ndaj ne si qytetarë kërkojmë nga ju që ta ktheni atë për rishqyrtim dhe me vlefshmëri për disa mijëra metra këtror. Me këtë ligj shkelet balanca mes  pushteteve pasi Kuvendi kthehet në një zyrë që miraton me vulë leje ndërtimi që vijnë me porosi nga qeveria duke shkelur edhe ligjet që ka miratuar vetë për koncesionet, PPP etj.

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dorëzuan në presidencë një peticion me mbi 5 mijë firma të personave që kundërshtojnë shembjen e tetarit të vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here