Thursday, May 2, 2024
Home Aktualitet Ekspertë bavarezë në Shqipëri për trajnimin e policëve

Ekspertë bavarezë në Shqipëri për trajnimin e policëve

0
565

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u takua në Mynih të Bavarisë me Drejtorin e Policisë së Bavarisë, Wilhelm Schmidbauer.

Schmidbauer i cilësoi marrëdheniet e deritanishme si të shkëlqyera, ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj bavareze. Ai u shpreh se ky bashkëpunim ka qenë mjaft efektiv dhe theksoi rëndësinë që ka thellimi i mëtejshëm.

“Në emër të Policisë bavareze ai u shpreh i gatshëm të ofrojë eksperiencën, asistencën dhe mbështetjen e plotë për Policinë e Shtetit përmes trajnimeve dhe duke sjellë ekspertë bavarezë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Drejtori Veliu vlerësoi ndihmën dhe eksperiencën e ofruar nga koleget bavarezë. Ai gjithashtu shtoi se Policia bavareze konsiderohet një model për Policinë shqiptare. Sipas tij, Bavaria e Gjermania janë partnerë strategjikë, ndaj shprehu vullnetin e plotë që kjo marrëdhënie mes policive të konkretizohet edhe në vijim me projekte të tjera.

Në mbyllje të takimit, Veliu ftoi Drejtorin e Policisë bavareze për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë që u pranua me kënaqësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here