Ruçi letër ngushëllimi homologut grek: Shqiptarët pranë popullit tuaj në këto çaste të rënda

0
726

Pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, ku zjarret morën 60 jetë njerëzish dhe plagosën mbi 556 të tjerë, të shumta kanë qenë reagimet.

Mesazheve të ngushëllimit iu është bashkuar edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili i ka dërguar sot një letër homologut grek Nikos Voutsis.

Ruçi pohoi se të gjithë shqiptarët janë pranë popullit grek në këto çaste tepër të rënda. “Kurajo popullit mik dhe fqinj grek. Urojmë ta kaloni sa më shpejt këtë situatë të rëndë. Të gjithë shqiptarët pranë popullit grek në këto çaste të rënda. Dhimbje, solidaritet dhe dashuri për familjet greke”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Ruçit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here