Arrestohet dhe ekstradohet 6 vite pas vrasjes në Poshnje të Beratit

0
798

Ekstradohet nga Greqia një 55 vjeçar nga Poshnje i Beratit i dënuar me 18 vjet burg për akuzën e vrasjes.

Nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi në Greqi dhe ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë, i Anesti Paskos alias Bedri Ibrahimi

Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur më 26 mars 2012, në një lokal në fshatin Poshnje – Berat pas një konflikti mes shtetasve Anesti Paskos, Bedri Ibrahimi dhe shtetasit me inicialet K.I. dhe Gëzim Protoduari, Eduart Protoduari, përkatësisht vëllezër, dhe  Sako Protoduari 18 vjeç djali i Gëzim Protoduarit.

Si pasojë e këtij konflikti, ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë Sako Protoduari, si dhe janë plagosur Gëzim Protoduari dhe Eduart Portudari.

Anesti Paskos ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e ka dënuar me 18 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim, e mbetur në tentativë., parashikuar nga nenet 79/dh, 22 e 25 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here