Rama: Vetingu si ilaç gjarpërinjsh, Basha: Kush e gjen gjëagjëzën e Edvingut

0
616

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë përplasur sërish sot në lidhje me procesin e vettingut.

I pari ishte Rama, i cili reagoi pas deklaratave të Strazimirit, duke e cilësuar vettingun si ilaç gjarpërinjsh. Në një status në fb ai tha se opozita ka dalë me libër shtëpie kundër tij si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!

Por në vend të Letrave Anonime, vijon Rama, janë shpifjet dixhitale të Saliut.

“Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli” shkruan Rama.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreut të demorkatëve, i cili komentin e tij në FB e shoqëron me një foto gjarpërish dhe shkruan:

Gjëagjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë: një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.

Më herët në një dalje tjetër për mediat, Partia Demokratike ju rikthye akuzave ndaj procesit të vettingut, e referencë për këtë çështje mori gjyqtarin Ardian Dvorani.

Gent Strazimiri: Sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut: -A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge? -A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Strazimiri tha se heshtja e organeve të vettingut për këto fakte, veçse e rrënon besimin e qytetarëve tek procesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here