I sëmuret qeni gjatë pushimeve në Itali, manjati rus e nis me avion privat në Moskë

0
1030

Një manjat rus, i cili ndodhej me pushime në një resort në ishullin, Sardenja Itali është bërë protagonist i lajmeve në televizionet lokale. Ai me urgjencë nisi avionin e tij privat drejt Moskës për probleme shëndetësore. Por jo për vetën e tij por për shokun më të mirë të njeriut, pra për qenin e tij.

“La Nuova Sardegna” ka publikuar e para lajmin dhe ka ndjekur çështjen nga afër, duke zbuluar gjithçka ka ndodhur. Miliarderi i shqetësuar për qenin e tij nuk hezitoi ta niste në Moskë për ta vizituar tek veterineri i tij i besueshëm. Rruga, ushqimi dhe ndryshimi i klimës kanë qenë shkaqet që qeni i manjanit ishte ndier keq.

Ai me njerëzit e tij të besuar e ka nisur drejt Moskës, ndërkohë që vetë ka qëndruar në Sardenja. Miku me katër këmbë pasi u vizitua nga veterineri i tij u rikthye menjëherë në Itali. Ai nuk kishte pasur asgjë tjetër veçse pak “stres” nga ndryshimet. Më pas manjati me familjen e tij dhe qeni vazhduan pushimet në ishull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here