Gjyqtarja Kadi në sitën e vettingut, nuk ka deklarim të rremë as fshehje pasurie

0
855

Në sitën e vettingut këtë të hënë kaloi edhe Brunilda Kadi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pasditen e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren, kandidate për KLGJ.

Trupi gjykues përbëhej  nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Gjyqtarja zgjodhi të ishte e pranishme në seancë, pa avokat.

Relatori, Roland Ilia,  tha se subjekti është kontrolluar per tre kriteret.

Ilia: Sipas ILDKPKI, Kadi ka deklarim të saktë  e përputhje me ligjin. Nuk ka bërë deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Kadi ka apartament 124.81 m katror në Tiranë të blerë me bashkeshortin.Vlera 63 mije euro.Ka një makine blere ne 2007 vlera 700 mijë lekë.Burimi i blerjes nga të ardhurat, plus shpenzimet doganore.

Sipas KPK, subjekti ka të ardhura të mjaftueshme për blerjen e saj.

Relatori tha se subjekti ka edhe një automjet tjetër me bashkëpronësi me bashkëshortin.

Ilia: Subjekti ka deklaruar shitjen e nje automjeti te cilin nuk e kishte deklaruar me pare. Si burim krijimi nje kredi ne 83 mijë euro.

Vendimi për gjyqtaren do të jepet me 1 gusht, ora 09:15.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here