Saturday, May 18, 2024
Home Aktualitet Qeveria investon 3 mld lekë për Shirokën, punimet do të zgjasin një...

Qeveria investon 3 mld lekë për Shirokën, punimet do të zgjasin një vit

0
2401

3 miliardë lekë do të investojë qeveria shqiptare për të transformuar Shirokën. Punimet do të zgjasin afro një vit ndërsa janë parashikuar të shemben 13 objekte të ndërtuara përgjatë liqenit.

Megjithëse në kulmin e sezonit turistik, në Shirokë të Shkodres kanë nisur punimet për transformimin e kësaj zone.

3 miliardë lekë janë akorduar nga Qeveria dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për t’i dhënë një tjetër imazh kësaj pike turistike mjaft të frekuentuar nga shkodranët, por edhe turistët vendas e të huaj.

Punimet pritet të zgjasin 1 vit ndërsa ndërhyrja prek një sipërfaqe prej 20 mijë meter/katror shesh, ku janë 13 ndërtime në plan për tu prishur në vijën liqenore, do të punohet në kanalizimet nëntokësore, më pas sheshi do të vishet me gurë e dru, do të vendoset ndriçimi, gjelbërimi dhe sinjalistika përkatese. Pamja do të jetë kjo.

Qendra do të ketë një imazh ndryshe ku nuk do të mungojnë edhe elementet artistik që lidhen me peshkimin, traditë e zonës, apo sheshet e qendrimit.

I pagëzuar ndryshe si projekti “Lungo-lago”, ai synon që ashtu siç ndodhi me transformimin e Vlorës, të bëhet edhe me Shirokën.

Impakt tejet pozitiv parashikohet të japë edhe rikthimi i lundrimit në liqen si dhe hapja e pikës kufitare të Zogaj-Skje, që afron më shumë Shqipërinë me Malin e Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here