Kontrollohen mbi 6 mijë subjekte në vend, shkeljet 90 mln lekë

0
659

Edhe pse jemi në pikun e sezonit turistik, administrata tatimore ka vijuar kontrollet në të gjithë bregdetin shqiptar.

Në total janë inspektuar 6 mijë e 227 subjekte  që prej nisjes së aksionit nga të cilat rreth 40 % e tyre kanë rezultuar me shkelje. Efektet e këtyre shkeljeve vlerësohen rreth 90 mln lekë.

Kontrollet në subjekte kanë rritur ndjeshëm numrin e punonjësve të deklaruar të cilët deri më tani punonin në të zezë .Sipas drejtorisë së tatimeve edhe numri i punësimeve sezonale ka pësuar një rritje të ndjeshme dhe numërohen mbi 15 mijë punonjës në zonat bregdetare.

Ndërkohë gjatë javës së fundit kontrollet janë fokusuar në rajonin verior ku kanë konstatuar 375 subjekte me shkelje, me vlerë rreth 12.5 milionë lekë. Strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior kanë intensifikuar kontrollet në subjektet turistike që kryejnë aktivitet ekonomik në Velipojë, Shëngjin, Tale, Patok, Razëm, Valbonë ku janë bllokuar 6 subjekte midis të cilave hotele, resorte dhe restorante.

Për të nxitur turizmin në rajonin verior është ndalur edhe ministri Blendi Klosi i cili ka prezantuar konkursin për promovimin e turizmit shqiptar edhe në rrjetet sociale nëpërmjet nismës Smile Albania.

KlosiSë bashku me ju, bashkitë, bizneset, njerëzit që merren me turizmin të gjejnë tek platforma jonë një aleat shumë të fortë për të promovuar bizneset e tyre, për t’u dhunë mundësi atyre që nëpërmjet projektit Smile, të ofrojmë oferta të tjera turistike. 

Gushti vlerësohet si një prej muajve me fluksin më të lartë të pushuesve si vendas dhe të huaj në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here