Mediat nderkombetare: Me goditjen e Adriatik Llalles hapen negociatat me BE

0
630

Mediat ndërkombëtare kanë paralajmëruar se sekuestrimi i aseteve pasurore të Adriatik Llallës është bërë në kuadër të integrimit të vendit në BE.

Uebsajti global i lajmeve “Buisness Insider” dhe portali “Ballkan Post”, i kanë kushtuar nga një artikull luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri dhe sekuestrimit të pasurisë të ish-kryeprokurorit. Portalet theksojnë se me goditjen e Llallës negociatat me BE-në do të hapen.

Sipas “Business Insider”, Tirana po vazhdon me përpjekjet për spastrimin e gjyqësorit për të çrrënjosur njëherë e mirë korrupsionin me qëllim që t’i hapen negociatat.

Por krahas kësaj, uebsajti amerikan “Buisness Insider” pohon nga ana tjetër se dhe Brukseli është në pritje të arrestimeve VIP dhe po e vë nën presion Shqipërinë që të skanojë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

“Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar asetet e ish-kryeprokurorit që po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Adriatik Llalla, që më parë ka qenë një nga njerëzit më të fortë të Shqipërisë, u akuzua në prill për refuzim të deklarimi të pasurisë, pastrim parash e krime financiare. Kjo vjen në një kohë kur Tirana vazhdon përpjekjet për spastrimin e gjyqësorit të gjymtuar nga korrupsioni, një detyrë që Brukseli e ka bërë prioritet për Shqipërinë në kuadër të hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Nën presionin e BE, Shqipëria ka urdhëruar deklarimin e pasurive të rreth 800 gjyqtarëve e prokurorëve për çrrënjosjen e korrupsionit”, thuhet në artikull.

Lidhjet me krimin

Uebsajti “Buisniess Insider” krahas rastit Llalla, duke u ndalur tek raporti i Komitetit Shqiptar të Helsinkit thotë se në Shqipëri janë dhe rreth 200 gjyqtarë dhe prokurorë të ekzaminuar që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Burimi raporton gjithashtu se në një raport të grupit të drejtave Komiteti Shqiptar i Helsinki thuhet se në qershor rreth 200 gjykatës e prokurorë të ekzaminuar “kishin lidhje me krimin e organizuar e korrupsionin, në mënyrë direkte ose indirekte”. Rreth 20 gjykatës janë dorëhequr nga postet për të evituar vetingun.

Mediat vendase thonë se organet gjyqësore së shpejti nuk do të mund të funksionojnë prej numrit të pamjaftueshëm të gjyqtarëve”, thuhet aty.

“Balkan Post”: Vetingu do të spastrojë të korruptuarit

Portali Balkan Post ka theksuar dje se reforma në drejtësi është një nga programet më madhore të Shqipërisë për spastrimin e sistemit famëkeq e të korruptuar të drejtësisë.

Duke u ndalur tek rasti Llalla dhe duke cituar artikullin e “Bussnies Insider”, portali “Balkan Post” thekson se ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar prona të tundshme e të patundshme me vlerë 915 mijë dollarë.

“Business Insider citon zëdhënësin e prokurorisë Denion Ndrenika, të thotë se gjykatat kanë sekuestruar “prona të tundshme e të patundshme” me vlerë 98.7 milion lek ($915,000).”

Sipas lajmeve, pronat përfshijnë një apartament në plazhet veriperëndimore të Durrësit dhe më shumë se dy hektarë toka, tha Ndrenika. Llalla la postin e tij në nëntor 2017 pas përfundimit të mandatit.

DASH njoftoi ne ate kohe se ish-sekretari i shtetit Rex Tillerson e kishte përshkruar 49 vjeçarin Adriatik Llalla, dhe familjen e tij si të korruptuar dhe i ndaloi hyrjen në SHBA. Llalla ka qenë kryeprokuror nga 2012 deri në 2017 dhe vitin e kaluar ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, e akuzoi atë si “armik të reformës në drejtësi”, që është programi madhor i Shqipërisë për spastrimin e sistemit famëkeq e të korruptuar të drejtësisë”, thuhet në artikullin e “Balkan Post”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here