TAP punëson 100 arkeologë, Kumbaro: Në sitin e zbuluar ruhen 3 epoka

0
598

Punimet për gazsjellësin TAP i kanë shërbyer edhe arkeologjisë, duke nxjerrë në dritë vendbanime të hershme. I fundit ka qenë ai në zonën e Korcës, në të cilin arkeologet thonë se kanë konstatuar 3 epoka të ndryshme nga 8000 vite para Krishtit deri të 1000 vite pas tij. Ministrja Kumbaro, e cila inspektoi nga afër gjetjet, u shpreh se zbulimet e reja kanë shërbyer edhe për punësimin e rreth 100 arkeologëve.

KumbaroVetëm në sitet e hapura në këtë gjurmë të gazsjellësit kemi rreth 100 arkeologë dhe ndihmës arkeologë që tregon në fakt se potenciali i zhvillimit industrial, sjell edhe një potencial të zhvillimit të tregut të trashëgimisë kulturore.

Ndërsa menaxheri i TAP, Michele Elia tha se vëmendja e TAP shkon përtej infrastrukturës dhe se një kujdes i veçantë i kushtohet edhe trashëgimisë kulturore.

EliaTAP është shumë i vëmendshëm në këtë projekt. Nuk sheh vetëm ndërtimin e tullave, por gjithçka me të cilën përballet në rrugëtimin e saj, të kthehet në oportunitet për territorin, qoftë nga pikëpamja sociale apo kulturore.

Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, reth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike, e deri në periudhën Otomane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here