“Pas Vetingut është rradha e ndëshkimeve për të gjithë”

0
628

“Pas Vetingut është rradha e ndëshkimeve për të gjithë, sepse Vetingu nuk është thjesht pastrimi i llumit nga Pallati i Drejtësisë, po mjeti për të garantuar një sistem drejtësie që të bëjë drejtësi” kështu paralajmëroi zv/ ministri i Drejtësisë Toni Gogu sot në deklaratë për median.

Kjo ministri kërkon nga KLD hetimin dhe shkarkimin e gjyqtares së gjykatës së Vlorës Herila Çela e cila ka dhene “arrest në shtëpi”, për Taulant Beqiraj, i cili është kapur nga policia e Vlorës duke udhëtuar i armatosur, edhe pse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.

“Mbase gjyqtarë që kanë dhënë e vijojnë  të japin vendime të tilla si ky i fundit, mendojnë se do t’ia hedhin thjesht duke ikur nga sistemi, por jo! Dhe ashtu siç nuk mendohej se kupola e korrupsionit në sistemin e drejtësisë do të shembej e ja ku po shembet, ashtu do të ndodhë më herët se vonë, me daljen e të pandëshkuarve të çdo lloji e niveli përpara ligjit.”

Deri tani KPK ka kaluar në sitë 61 prokurorë dhe gjyqtarë nga të cilët 27 janë konfirmuar në detyrë ndërsa 21 u shkarkuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here