Saturday, April 27, 2024
Home Sport U rendit i gjashti, Izmir Smajlaj akuza IAAF-it: Manipuluan rezultatin tim në...

U rendit i gjashti, Izmir Smajlaj akuza IAAF-it: Manipuluan rezultatin tim në Europian

0
1076

Vendi i gjashtë në Europianin e atletikës, në garën e kërcimit së gjati, nuk ka qenë rezultati që Izmir Smajlaj synonte në këtë event, pasi atleti shkodran mbeti jashtë zonës së medaljeve. Për shkodranin, kërcimi 7.99, që ishte më i miri për të në këtë event, nuk ishte rezultati më i mirë, pasi sipas Smajlajt ai arriti të kalojë kufirin e 8 metrave në kërcimin e tretë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Izmir Smajlaj sqaron se ka patur manipulime në rezultatin e tij.

“Më vjen keq që edhe në Europian, në berlin, ka manipulime në rezultat. Në kërcimin e tretë, fillimisht u deklarua 7.47m e më pas ka dhanë 7.73 metra, por asnjë prej këtyre dy rezultateve nuk është i vërtetë. Një gabim i rëndë dhe i qëllimshëm, që dënton imazhin tim si kampion i Europës në sallat e mbyllura dhe më dëmtoi moralisht. E kemi denoncuar këtë rast në IAAF dhe presim verifikimet e duhura. Unë ju premtoj gjithnjë podiumin”, thotë Izmir Smajlaj.

BalkanWeb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here