Panik në Tiranë, Burrel e Dibër, banorët braktisin shtëpitë pas tërmetit të fuqishëm

0
1573

Ka shkaktuar mjaft panik tërmeti i rënë pak më parë me epiqendër zonën malore mes Burrelit dhe Bulqizës.

Banorë lokalë bëjnë të ditur për Albeu.com se tronditja ishte e fortë dhe zgjati vetëm pak sekonda, por që mjaftoi për të shkaktuar panik tek ata.

Tashmë, një pjesë e mirë e banorëve përreth zonës së epiqendrës janë jashtë shtëpive, të frikësuar për ndonjë goditje tjetër.

“Në Dibër e dridhi shumë”, deklaron një banor.

Ndërkohë, Instituti i Sizmilogjisë e ka korrigjuar sërish magnitudën duke thënë tashmë se tërmeti nuk ishte 6 apo 5.4 siç u raportua fillimisht prej tyre por 5.1 i shkallës richter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here