Sëmundjet që vuajnë më shumë shqiptarët: Stresi dhe depresioni, shkaktarët kryesorë

0
1105

Depresioni është një sëmundje e përhapur në shoqërinë shqiptare, dhe shkaktare e shumë vetëvrasjeve.

Një e katërta e të moshuarve shqiptarë vuajnë nga depresioni, por situata është më alarmante tek të rinjtë e moshës 15 deri 30 vjeç. Kjo sëmundje dyshohet se është një nga shkaktarët kryesorë të vetëvrasjeve.

sipas specialistëve, femrat janë më të prekurat.

Mjekët shprehen se problemi kryesor i njerëzve të prekur nga depresioni, është fshehja e tij për shkak të turpit nga shoqëria, por që në raste të tilla mund të ketë edhe rezultate fatale.

Mjeket bëjnë apel per personat qe kane shenjat e depresionit t’i drejtohen specialistit. Ndërsa farmacitë te mos lëshojnë qetësues pa recete, pasi kategoria e prekur ka krijuar varësi prej tyre.

Pagjumësia e zgjatur, lodhja, shpërqendrimi, stresi dhe ankthi janë disa nga shenjat e depresionit. Mos kurimi i tij çon ne rendimin e shëndetit mendor, deri në vetëvrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here