Siguria ushqimore, AKU kontroll në zonat rurale sekuestrohen produkte të skaduara

0
732

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka nisur një tjetër aksion të rëndësishëm me qëllim sigurinë ushqimore të konsumatorëve. Pas zonave turistike, inspektorët e AKU kanë patur sot në fokus marketet e zonave rurale, me qëllim ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.
AKU njofton se ka nisur kontroll në të gjitha supermarketet dhe dyqanet që tregtojnë produkte ushqimore në zonat rurale të këtij qarku. Ndërkohë në Klos, trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar 6 subjekte me aktivitet “ minimarket” të cilët janë kapur në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara.
Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa administrative gjobë si dhe bllokim të produkteve kryesisht mish, sallam, miell dhe patatina.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here