Nga 1 shtatori furrat e bukës të cilat prodhojnë edhe ëmbëlsira do kenë dy sahatë elektrikë

0
1391

Që prej 1 shtatorit, furrat që prodhojnë bukë dhe ëmbëlsira apo kanë bazë frigoriferike do të paguajnë energjinë elektrike me dy fasha.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës dhe Pastiçerisë deklaron se këto furra do të kenë dy matësa dhe do të paguajnë energjinë  për bukën 7.6 lekë/kw , ndërsa për pastiçerinë dhe frigoriferin 14 lekë/kw.

Gëzim Peshkëpia“Një sahat që do të paguhet me 14 lekë të jetë në ambjentin e shitjes dhe një sahat, që do të paguhet me 7.6 lekë të jetë në ambjentin e prodhimit. Bëhet fjalë për furrat e bukës, për prodhimin e bukës. Nga ato furra që e paguajnë energjinë me 14 lekë, se janë një sasi e madhe furrash që e paguajnë me 14 lekë,  energjinë elektrike në total edhe tek pjesa e prodhimit të bukës.”

 

Shqiptarët e kanë bukën produktin bazë ushqimor dhe për këtë prodhuesit e bukës kërkojnë që në paketën e vitit të ardhshëm qeveria të ulë TVSH .

Gëzim Peshkëpia“Në Shqipëri ne e presim që TVSH-ja e bukës ose të zerohet, pra, të largohet fare, ose të përgjysmohet, për t’iu përgjigjur edhe kushteve të ambjentit. Shtetet rreth e përqark nesh e kanë deri në 6%. Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e kanë deri në 6%.”

Edhe pse nuk ka një sanksionim ligjor që e ndalon ose e lejon prerjen e bukës prodhuesit sygjerojnë që ajo të blihet e paprerë pasi është më higjenike dhe nuk humb vlerat

Gëzim Peshkëpia: Vetë lëvizja e 35-36 thikave metalike me shpejtësi, le konsumim, le mbetje metalike tek buka, sepse herë pas here ne thikat i ndërrojmë. Buka ndryshon cilësitë e saj, aromën, shijen”

Në Shqipëri numërohen rreth 4 mijë subjekte të cilat  ushtrojnë aktivitetin e prodhimit të bukës .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here