Rënia drastike e lirës, Turqia përgatit “plan veprimi” për të ulur shqetësimet në tregje

0
675

TURQI– Banka Qendrore Turke bëri të ditur se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar stabilitet financiar pas kolapsit që pësoi monedha turke lira, si pasojë e sanksioneve amerikane dhe rritjes së tarifave për çelikun dhe aluminin turk nga ana e presidentit Trump.

Banka Qendrore Turke u zotua se do t’u ofrojë bankave të nivelit të dytë të gjithë likuiditetin për të cilin kanë nevojë. Kjo masë vjen pasi monedha turke Lira shënoi ulje drastike ndaj dollarit amerikan, si pasojë e krizës diplomatike që përfshiu Washingtonin dhe Ankaranë.

Pavarësisht zotimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, gjatë fundjavës, për veprime ende të paspecifikuara për të frenuar këtë pikiatë, monedha turke ra me ritme alarmuese kundrejt dollarit amerikan edhe mëngjesin e kësaj të hëne.

Lira arriti sot pikën më të ulët të të gjitha kohërave me 7.24, përpara se të ringrihej sërish, pasi rregullatori bankar i vendit njoftoi orët e vona të natës së të dielës se do të kufizonte aftësinë e bankave turke për të këmbyer lirën e goditur thellë me valutë.

Ministri turk i Financave, Berat Albayrak deklaroi se Qeveria ka përgatitur “planin e veprimit” për të ulur shqetësimet në tregje, teksa valuta kombëtare vazhdon të zhvlerësohet.

Një ditë më parë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përsëriti thirrjet ndaj turqve që të shesin dollarin dhe euron në mbështetje të lirës. Në deklaratat e bëra një ditë më parë, Erdogan ka thënë se është fatkeqësi që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin pastorin amerikan, Andrew Bruson që aktualisht po gjykohet në Turqi përballë aleatit të tyre të NATO-s.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar lirim të pastorit dhe ka njoftuar për dyfishim të tarifave në importet turke të çelikut dhe aluminit. Brunson, i cili është burgosur nga viti 2016, mund të përballet me 35 vjet burgim pas akuzave se ka ndihmuar separatistëve kurdë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here