Sekuestrohet 1 kg kokainë në Itali, 3 në pranga, mes tyre një shqiptar

0
1003

Një kg kokainë u sekuestrua në Udine të Italisë, ndërsa në pranga ranë tre persona, mes tyre një shqiptar.

Operacioni nisi që ditën e premte, kur u arrestua 34-vjeçari shqiptar, i cili jetonte në Pordenone, ndërsa identiteti i tij nuk dihet. Në këtë aksion u sekuestruan 315 gram kokainë dhe çelësat e apartamentit të një 29-vjeçareje italiane. Kjo e fundit ra në pranga, pasi në banesën e saj u gjetën 680 gram kokainë dhe materiale të tjera që shërbenin për paketimin e drogës.

“Ansa” shkruan se nëse droga dilte në treg kapte shifrën e 250 mijë eurove. Gjatë operacionit u arrestua edhe një 37-vjeçar italian, i cili u kap me 50 gr kokainë dhe 20 gr marijuanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here